Peticion për të lançuar shërbimet e YouTube Partner Program në Shqipëri
Përshëndetje përdorues të faqes Petitions.com!
Kam hapur një peticion të ri për të mbledhur sa më shumë firma dhe sa më shumë nënshkrime që t'i bëni kërkesa YouTube në këtë link: https://support.google.com/googleplay/?hl=en#topic=3364260 (poshtë faqes: contact us) pastaj pas mbledhjes së disa firmave dhe publikimit të peticionit, ky peticion t'i drejtohet YouTube në mënyrë që YouTube të shtojë Shqipërinë në listën e vendeve ku YouTube përdor programin partner (YouTube Partner Program), në mënyrë që Shqipëria të jetë e listuar si shtet në YouTube në këtë program, i cili mund të aksesohet tek YouTube Studio > Settings > Channel , dhe shtetasit shqiptarë përdorues të YouTube të mund të përfitojnë nga benefitet dhe shërbimet e YouTube Partner Program (programi partner i YouTube) për zhvillim të kanaleve, videove dhe reklamave të tyre në mënyrë të barabartë me shtetet e tjera të disponueshme në YouTube Partner Program dhe suport nga YouTube si suport teknik, ndihmë dhe mbështetje dhe programe monetizimi (përfitimi nga zhvillimet e përdoruesve shqiptarë në YouTube) , për shtetasit shqiptarë përdorues të YouTube. Kam bashkangjitur 2 foto se si janë të listuara vendet në YouTube Studio > Settings > Channel , ku te vendet që fillojnë me "S" dhe "Sh" nuk është Shqipëria e listuar, dhe një foto e modifikuar nga unë se si do të listohet Shqipëria kur të shtohet në këtë listë:

.jpg)
Ju lutem bëni sa më shumë nënshkrime dhe mblidhni sa më shumë firma në mënyrë që të arrihet objektivi i mbledhjes së disa firmave të caktuara, ky peticion të publikohet në faqen e Petitions.com dhe ky peticion t'i dërgohet YouTube për të marrë një vendim për të shtuar Shqipërinë në listën e vendeve të YouTube Partner Program (programi partner i YouTube).
Faleminderit
Rejs Hajredini Kontaktoni autorin e peticionit