Petitions.com

Ndalimi i motorave te ujit ne plazhet publike shiptare.

N Neleta Lekbello ·

SHPETONI NJE JETE

Peticion drejtuar Parlamentit Shqiptar nga shtetasit shqiptare:

STOP MJETEVE TE UJIT NE PLAZHET PUBLIKE.

Te dashur Ministra te Parlamentit Shqiptar,  

Ju lutemi te konsideroni kerkesen e bashkeatdhetareve tuaj per te vendosur ligje te forta per  perdorimin e motorave dhe skafeve ne plazhet publike shqiptare.
Per fat te keq bregdeti yne i bukur eshte "pushtuar" nga keto mjete qe jane jo vetem shume te demshme per shendetin e plazhisteve dhe botes se gjalle te detit nga lendet helmuese qe leshojne por edhe shume te rrezikshme per jeten si pasoje e drejtimit nga individe jo te kualifikuar dhe shpesh here te pakujdesshem. 

Ne kete peticion, qytetaret e Shqiperise brenda e jashte territorreve shqiptare kerkojne nga Parlamanenti te vendose ligje qe : 

- Investojne ne sigurine fizike te turisteve shqiptare e te huaj duke ndaluar perdorimin e ketyre mjeteve ne plazhe publike;

- Dizenjojne plazhe ku lejohet perdorimi i ketyre mjeteve te argetimit;

- Ndalojne shofere te palicensuar qe te ngasin keto mjete;

- Vendose gjoba te larta per individet qe thyejne keto rregulla;

- Vendosja e gjobave / marrja e masave ndaj institucioneve pergjegjese per monitorimin e sa me siper dhe parandalimin e pasojave tragjike. 

Njerezit kane nevoje per siguri, juve jeni te zgjedhurit qe mund ta ofrojne ate. Ka ardh koha te tregoni qe e meritoni pozicionin e drejtesit! 

Me respekt,

Bashkeqytetaret qe vendosen drejtimin e shtetit ne duart tuaja. 

Date: 3 Gusht 2022

Shpërndajeni këtë peticion

Ndihmoni këtë peticion të marrë më shumë firma.

Ngjitni lidhjen në një mesazh dhe dërgojani miqve që mund të nënshkruajnë.




Reklamim me Pagesë

Petitions.com do të reklamojë këtë peticion tek 3,000 persona.

Mëso më shumë...

Zgjidh buxhetin tënd
Metoda e pagesës
PayPalGoogle PayApple PayKartë krediti

Zgjidhni një metodë pagese për të vazhduar.