Petitions.com

Heqja e licensës avokates Vjollca Pustina.

B Brunilda Beqiri ·

Pas deklaratave provokuese të avokates Vjollca Pustina mbi përdhunimet e vajzave, grave në Shqipëri duhet të jemi të ndërgjegjshëm se ato prekin interesin dhe të drejtën e vazave dhe grave në Shqipëri për t'u argëtuar siç ato duan të argëtohen pra të gëzojnë të drejtë të plotë pa u cënuar dhe pa u prekur nga djemtë, burrat sipas orekseve të sëmura të tyre. Pas këtyre deklaratave të bëra prej një avokateje që detyra e saj është të mbrojë dhe jo të bëjë që të ndihen fajtore vajzat, gratë e përdhunuara duke u rënduar kështu gjendjen e keqe psikologjike dhe të ndiejnë pasiguri për të denoncuar këto akte të pështira, kjo zonjë nuk duhet të ushtrojë aktivitetin e saj si avokate.

Nën moton "Asnjë vajzë, grua nuk duhet të preket pa dëshirën e saj dhe asnjë minorene nuk duhet të preket qoftë me dëshirën e saj" kërkojmë nga Dhoma e Avokatisë së Tiranës ashtu dhe ndërhyrjen e Avokatit të Popullit që t'i hiqet licensa avokates Vjollca Pustina.

Shpërndajeni këtë peticion

Ndihmoni këtë peticion të marrë më shumë firma.

Ngjitni lidhjen në një mesazh dhe dërgojani miqve që mund të nënshkruajnë.




Reklamim me Pagesë

Petitions.com do të reklamojë këtë peticion tek 3,000 persona.

Mëso më shumë...

Zgjidh buxhetin tënd
Metoda e pagesës
PayPalGoogle PayApple PayKartë krediti

Zgjidhni një metodë pagese për të vazhduar.